Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga qeveria që të shpallë emergjencën kombëtare.
Lulzim Basha: Jam shumë i shqetësuar për dendësinë e njerëzve në Tiranë. Është një nga format më të sigurta të përhapjes së koronavirusin. Nuk duhet të kemi asnjë dilemë, e keqja nuk ka kaluar dhe mund të ndalet vetëm nëse ne të gjithë japim ndihmën tonë. Duhet të zbatojmë në mënyrë rigoroze rregullat e distancimit social. Ne kemi kërkuar që këto masa të merreshin shumë më herët, por tani duhen zbatuar. Masat shtrënguese kanë nevojë për masa mbështetëse. Nuk mund t’i thush dikujt rri në shtëpi gjithë kohën. Plotësisht dakord me masat shtrënguese dhe inkurajoj qytetarët që të zbatojnë rregullat e OBSH-së.
Masat e propozuara dje që i prisja sot në akt qeveritar që ende nuk ka dalë. Këtu ftesa ime është transparencë maksimale dhe për planin e paraqitur dje duhet transparencë maksimale.
Pse nuk shtyhet disa javë deklarimit për t’i dhënë biznesit pak frymëmarrje? Gjithçka është e kalkuluar. Totali i paketës sonë për biznesin e vogël nuk kalon 25 mln euro në muaj duke u dhënë 300 euro në një muaj.
Duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare, e cila qartëson detyrimet e qytetarëve por edhe detyrimet e shtetit. E dyta është pamjaftueshmëria e planit.
Buxheti ka para por këto para kërkojnë një plan të qartë. E kanë publikuar mediat që vetëm dje janë paguar nga shteti 22 mln euro për katër kompani. Për 48 orë janë bërë faturat pasi u janë thënë se nuk do të keni më lekë.