Ish-deputeti Nard Ndoka, ka krahasuar masat e marra nga qeveria e Izraelit dhe Seulit, kryeqytetit të Koresë se Jugut, me ato të qeverisë sonë.
Planin e Seulit, i cili ka kërkuar tamponë për të gjithë, Ndoka e quan normalitet. Planin e Izraelit i cili kërkon izolim për të gjithë të moshuarit, e ka cilësuar si të arritur maksimalisht, ndërsa planin e qeverisë shqiptare, që siç e quan ai ‘Plani i Surrelit’, e ka konsideruar “tallava”, duke ironizuar kryeministrin Rama.
Statusi i plotë i Nard Ndokës
Plani i Seulit: “Tampon për të gjithë, kush del pozitiv, izolohet në shtëpi ose spital, kush del negativ, vazhdon punën”. Normalitet.
Plani i Izraelit: “Izolim për të gjithë të moshuarit, asnjë kontakt me të tjerët”. Rezultat maksimal.
Plani i Surrelit: “I kemi marrë të gjitha masat, të gjithë në arrest shtëpie”. Tallava