Mjekja Lira Pelari foli në një lidhje me “Skype” për News24 nga një spital infektiv i Madridit, ku situata nga koronavirusi është alarmante.
Mjekja shqiptare tha se deri më tani kanë humbur jetën 900 pacientë, ndërsa vetëm në pavionin ku ajo shërben janë 50-55 në terapi intensive.
Sipas saj, situata është shumë keq dhe pritet të përkeqësohet edhe më shumë, ku tashmë janë krijuar ambiente të reja, si hotele, për t’iu shërbyer pacientëve, pasi numri i tyre po rritet gjithnjë e më shumë.
“Situata është keq, kemi marrë më shumë mjek për ta përballuar, por është keq, thuajse njësoj sin ë Itali, por situata do shkojë edhe me keq. Kemi 50 paciantë në terapi intensive, këtë javë pritet të ketë edhe më shumë”, tha mjekja.
Kur do të jetë piku në Madrid?
Nga fundi i marsit, ose nga fillimi i prillit. Këtu gjendja e alarmit është deri në fund të prillit, por shpresojmë që nga fillimi i prillit të nisë disheza.
Si paraqitet situata?
Te spitali kemi kapacitete. Janë 800 shtretër, 600 kemi të shtruar me COVID-19. Janë hapur hotele, shpresojmë mos të mbushen.
Si po përballohet gjendja në terapi intensive?
Kemi 50-55 në terapi intensive, por janë në limit, nuk ka më vend.
Ka pasur persona që kanë ndërruar jetë?
Po, në Madrid kanë qenë 900 veta.
Si paraqiten pacientët, me çfarë shenjash?
Me temperaturë të lartë, 38 e më shumë, me kollë të thatë dhe me vështirësi në frymëmarrje. Kemi dhe pacientë që vijnë me diarre, por edhe që nuk kanë nuhatje.
Mosha mesatare që paraqitet në spital?
Janë të gjitha moshat, por jemi lutur që në spital të vijnë vetëm ata me simptoma të rënda. Në gjendje më të rëndë janë ata mbi 60-70 vjeç. Në përgjithësi kanë edhe sëmundje të tjera.
Në pavionin tonë janë 3-4 mjekë në shtëpi, me simptoma të COVID-19. Në përgjithësi, nuk na e bëjnë tamponin neve, vetëm kur kemi simptoma. Ka aq shumë njerëz, sa nuk kemi mundësi as t’i diagnostifikojmë të gjithë.
Çfarë këshille mund të jepni?
Këshilla më e mirë është të rrini në shtëpi, për të shpëtuar veten, por edhe të tjerët. Tamponi është mirë që të bëhet në fillim, siç e bëri Koreja, se tani mund ta kemi të gjithë, dhe i bie të ikin të gjithë mjekët në shtëpi. Duhet bërë në fillim, që të kapet virusi. Në Spanjë është e pamundur tashmë.
A duhet të ketë tampone në masë në vendin tonë?
Po, duhet të ketë. Edhe veshjet speciale për të parë pacientët.