Nuk kanë kaluar as 12 ditë nga koha kur në vend kishte shpërthyer debati nëse duhet të mbyllnim apo jo kufijtë, ndërsa në Italinë fqinje koronavirusi po bënte kërdinë. Ata që mbronin këtë tezë përmendnin 14 linjat ajrore dhe 4 tragetet që sillnin çdo ditë rreth 5 mijë udhëtarë nga Italia. Në ata kohë, pikërisht në 12 mars, kryeministri Rama mbronte idenë se mbyllja e kufijve nuk e pengon mbërritje e virusit.
Sot po rezulton e kundërta dhe e gjithë Europa i ka mbyllur kufijtë. E këtu debati nuk është, i mbyllëm ne shpejt apo vonë, por fakti se kryeministri sillet në TV edhe si specialisht eidemish duke përmendur rastin e murtajës. Kjo sjjellje prej specialisti fallco rrezultoi e gabuar, se edhe nëse mbyllja e kufijve nuk e pengon, ajo e kufizon tepër transmetimin e sëmundjes.