Teksa qeveria dhe disa ekspertë kanë thënë se kjo është java e zjarrit në vendin tonë për sa i përket koronavirusit, mjeku Petrit Vargu është mjaft pesimist për këtë ndërsa ka dhënë një skenar të zymtë në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA.
Vargu ka thënë se kjo situatë në vendin tonë do të zgjasë të paktën 3-4 javë, dhe atëherë do të arrijmë pikun.
Vargu: Unë mendoj se pika kulmore do të jetë 3-4 javë pas kësaj jave. Këtë e mendoj në bazë të disa projeksioneve që kam bërë. Duhet të dimë gjithashtu se me 30-40 tamponë në ditë, është një “lojë bizhozi” që të gjejmë ku është piku i kësaj pandemie.
Unë po them ajo që tha kryeministri dhe profesor Pipero, që për dy javë arrijmë pikun ne do të ishim njerëzit më me fat në botë, kurrë nuk ndodh, mbaje mend.