BallinaAktualitetLajm i rëndësishëm për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuara që nuk mund...

Lajm i rëndësishëm për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuara që nuk mund të kthehen

spot_img
spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije në një deklaratë se shqiptarët e mbetur në Mbretërinë e Bashkuara për shkak të mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve, do t’u zgjatet viza.

Sipas Ministrisë të Jashtme, kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

 

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

-Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

-Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

-Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë 🆘 duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19🦠, përmes adresës 📧 [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular