Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Twitter ku ndan me ndjekësit të gjitha aktivitetet e tij dhe qëndrime të zyrtarëve të lartë të Brukselit.
Por këtë të enjte ka rënë në sy diçka e pazakontë në faqen e diplomatit të rëndësishëm në Tiranë. Gjatë paradites ai shpërnadu në Twitter një postim që kishte bërë më herët Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili fliste për një telefonatë që kishte pasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Këtë njoftim e kishte ripostuar edhe Soreca, (foto poshtë majtas në fund) por 3 orë më pas e fshiu dhe tashmë nuk është më. Nuk dihet përse ky gjest i tillë. As vetë ambasadori nuk ka bërë ndonjë sqarim. ©LAPSI.al