Godina e ish-universitetit privat “Kristal”, i cili u mbyll pak vite më parë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, do të kalojë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi është marrë sot dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë të gjitha masat, në varësi të situatës, për përshtatjen e në një strukturë karantine ose spitalore, si dhe të përllogarisë fondin për të kryer investimet e nevojshme”, thuhet në pikën 2 të këtij vendimi.

Më tej thuhet se objekti i ish-universitetit “Kristal” mbetet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

vkm