Një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi përmes një statusi në Facebook njofti se kishte dalë pozitiv pas testit për koronavirusin.
Ndërsa shprehte indinjatë për sorrollatjet në spitale dhe mungesën e ndihmës deputeti tha se në shtëpi kujdesej për të vetëm bashkëshortja, por edhe ajo e infektuar, prandaj i bënte thirrje kryeministrit Rama për ndihmë.
Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj bëri me dije për “BalkanWeb” se mbrëmë ai ka mbërritur në spital, ndërsa mjekët sot thonë se po mbahet në trajtim. Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shturan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese.