BallinaAktualitetMattarella fjalim para italianëve: Kjo faqja më e trishtë e historisë sonë,...

Mattarella fjalim para italianëve: Kjo faqja më e trishtë e historisë sonë, nga BE presim ndihma konkrete

spot_img
spot_img

“Italia pret masa konkrete financiare dhe ekonomike nga BE në ditët në vijim”. Kjo ishte deklarata më e fundit e Presidentit të Republikës së Stalisë, Sergio Mattarella, në një fjalim para italianëve për emergjencën e koronavirusit.

Ai tha se populli italian po kalon faqen më të trishtë në historinë e tij.

“Ne po jetojmë faqen më të trishtë në historinë tonë. Kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa territore dhe veçanërisht brezi i vjetër po paguajnë një çmim shumë të lartë. Edhe sot ka një numër të lartë dhe te dhimbshëm të vdekjeve të reja. Sidoqoftë, ky fenomen sugjeron që masat kufizuese janë duke prodhuar efekte pozitive dhe, për këtë arsye është e nevojshme të vijohet që të mund të shohim ndryshim të situatës”, tha Mattarella.

“Në vendin tonë janë marrë masa të rrepta, por të domosdoshme, me rregullore ligjore. Ndjenja e përgjegjësisë së qytetarëve – shtoi ai – është burimi më i rëndësishëm mbi të cilin një shtet demokratik mund të llogaritet në kohë si kjo që po përjetojmë. Ndërsa zbatojmë masat kundër vështirësive ekonomike, ne duhet të fillojmë të mendojmë për pas urgjencën: iniciativat dhe mënyrat për të rihapur gradualisht jetën tonë shoqërore dhe ekonominë tonë”,- tha ai.

“Në Bashkimin Europian, Banka Qendrore dhe Komisioni Europian, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian. Kjo pritet të ndodhë konkretisht në ditët në vijim “, shtoi Mattarella në mesazhin video.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular