BallinaAktualitetShqiptari ndërron jetë nga Covid-19/Dedikimi prekës i bashkëshortes

Shqiptari ndërron jetë nga Covid-19/Dedikimi prekës i bashkëshortes

spot_img
spot_img

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e dha lajmin e hidhur përmes një një postimi në Facebook, raporton Ora News

“Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide”.

Adrian Preza ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

Virusi e goditi në mënyrë mjaft agresive duke i marrë jetën brenda pak ditësh.

“Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona”, shkruan bashkëshortja e tij Anila.

I gjithë komuniteti shqiptar në Romë është i tronditur nga ky lajm.

65-vjeçari jetonte me familjen prej shumë vitesh në Romë e i ishte një person i dashur, i respektueshëm, përherë i pranishëm në çdo event e aktivitet të organizuar nga shqiptarët e Italisë.

Deri më tani janë 2 viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi. Viktima e parë është një grua 66-vjeçare, e cila humbi jetën më 7 mars 2020. Ajo ishte me origjinë nga Durrësi dhe ajo jetonte së bashku me familjen në rajonin e Lombardisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular