Nga Admir Sinamati
Për dhjetë mjekë dhe njëzet infermierë morëm bekime pa fund nga opinioni publik, mediatik dhe politik italian. ( Ju uroj të gjithëve përmbushje të misionit me sukses dhe dinjitet si dhe të kthehen pranë familjeve të tyre me shëndet të plotë).
Mendoni pak, sikur të ishin në vend rreth 2500 mjekë dhe infermirë që janë larguar pa ceremoni shtetërore por nga përbuzja, me sa do shumëzoheshin bekimet, sa pak frikë do kishin autoritetet dhe vetë qytetarët për përballim të situatës se pandemisë dhe sa pak nevojë do kishim për KARANTINË, e si rrjedhojë sa e mbrojtur do ishte ekonomia jonë e brishtë.
Edhe diçka tjetër, për ata që gjatë këtyre viteve te fundit ushqyen me zell, urrejtje të qytetarëve të thjeshtë ndaj bluzave të bardha duke i ekspozuar si fajtorë pa faj, ju them se e morët përgjigjen; HUMBËT THELLË.
Ja pra o gjeni të paditur se pse ato burra dhe gra me mantelin e bardhë janë asete të paçmueshëm të kombit si dhe pjesë e rëndësishme e Sigurisë Kombëtare.
Sa nuk është vonë, kërkoni falje dhe vini gishtin tek koka juaj bosh se falenderimet tuaja nuk gjejnë aspak vend!