BallinaAktualitetRekord: Nga 20 të infektuarit në 24 orë, 11 janë pjesëtarë të...

Rekord: Nga 20 të infektuarit në 24 orë, 11 janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga…

spot_img
spot_img

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjithë vendin janë konfirmuar 20 raste të reja me Covid-19.

Mësohet se 12 nga këto raste janë vetëm në qytetin e Durrësit, nga të cilat 11 janë pjesëtarë të së njëjtës familje, të gjithë në gjendje të stabilizuar.

Ata kanë lidhje me hetimin epidemiologjik të një rasti të një 71-vjeçari të identifikuar dy ditë më parë.

Ndërsa rasti i 12-të (në 24 orët e fundit) dhe i 26-ti i regjistruar në Durrës, është rast i ri.

Rrethi i dytë me zgjerimin më të madh në rasteve me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit është Tirana me 5 persona që rezultuan pozitivë.

Gjatë ditës së sotme nuk ka patur asnjë rast të ri në Korçë, ndërsa është shënuar nga një rast i ri në Fier dhe Shkodër.

Në total, Shqipëria numëron 243 raste me koronavirus, 13 persona kanë ndërruar jetë, kurse 52 persona janë shëruar. Ministria njofton ndërkohë që 78 persona gjenden të shtruar në spital.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit
12 raste Durrës
5 raste Tiranë
1 rast Shkodër
1 rast Korçë
1 rast Mirditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular