Situata në Spanjë sa po vjen dhe po bëhet më e rënduar.
849 të vdekur janë shënuar në 24 orët e fudnit nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 8189.
Gjithashtu është shtuar shumë edhe numri i të infektuarve, pasi 9222 persona janë konfirmuar si të prekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 94.417 numrin e të infektuarve në total.
Këto raste paraqesin rritje prej 10.8 për qind të shifrës së përgjithshme dhe i dhanë fund disa ditëve me shifra në rënie. Rastet e sotme e goditën shpresën për fundin e kulmit të gjendjes së rëndë.
Spanja tashmë është bërë vendi i tretë në botë me numrin më të madh të të infektuarve pasi e kaloi Kinën dhe tashmë ndodhet pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.
Ndërkaq numri i të shëruarve nga koronavirusi në Spanjë tashmë ka shkuar në 19 mijë e 259.