Pamje dramatike nga QSUT, në kufijtë e të pabesueshmes. Një person, që duket në moshë ka mbërritur me helikopter në gjendje tepër të rëndë, i pavetëdijshëm. Një mjeke apo një infermiere dhe një tjetër punonjës përpiqen të ulin barelën por gati bie. Pak sekonda më pas mjekja përpiqet ta rikthejë në jetë duke i pompuar zemrën e vetme.
Gazetarja Aurora Golemi raportoi për “BalkanWeb” se i sëmuri nuk është i dyshuar me koronavirus dhe nuk është dërguar në Infektiv.
(m.k/BalkanWeb)