Bora në Korçë vazhdon dhe trashësia tani varion nga 2 deri në 20 cm.
Deri në këto momente nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugë, ndërsa puna e borë pastrueseve do vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
Segmenti i Dardhës, Voskopojës, aksi nacional Korçë-Erseke (tek qafa e Qarrit) janë disa nga zonat me problematike në jug-lindje por puna intensive e firmave kontraktore ka bërë që edhe këto zona të jenë të kalueshme dhe pa probleme, puna e tyre do vijojë edhe gjatë natës.