Spitali Rajonal i Vlorë është bërë me respirator të ri. Ai nuk u ble, por është dhuratë e një familjeje bujare nga qyteti.
Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja Idrizaj, por nuk është përdorur asnjëherë.
Respiratori është blerë aso kohë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatëkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.
Tashmë zonja e vetmuar kryen xhestin human dhe e dhuron respiratorin për familjet dhe individët e prekur nga Covid19.
Siç raporton gazetari i Abc Neës, Elton Nika, Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me Covid.
Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymarrjen në banesat e tyre.
Aprati është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjeksor. /abcnews.al