Një person i paidentifikuar është gjetur pa ndejnja anës rrugës në aksin Elbasan- Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditne e sotme në afërsi të fshatit Mengël, ndërkohë që personi që është gjetur pa ndjenja nuk është identifikuar ende.
Ai është gjetur nga udhëtarë të rastësishëm, që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, për ta dërguar në spital, për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që mësohet se nuk ka pasur lëndime fizike.