Mjekja shqiptare në Gjermani Marsela Ceno, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24”, deklaroi se në shtetin gjerman janë bërë mbi 1 milion teste në popullatë.
“Kemi bërë testime masive. Numri i testimeve kalon 1 milion. Bëjmë dy lloje testimesh. Në një testim shohim nëse janë të infektuar me koronavirus apo jo. Më pas bëhet edhe testim për statusin imunitar të pacientëve.
Në Shqipëri mendoj se janë masat e duhura, duke pasur parasysh kapacitetet që kemi në Shqipëri. Këtu kemi një spital të dedikuar për pacientët Covid-19. Ne kemi hapur një cadër, ku bëjmë teste”, tha mjekja shqiptare.
“Janë rreth 850 mjekë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Mjekët shqiptarë janë shpërndarë në të gjitha landet gjermane. Për fat të mirë, deri tani nuk raportohet asnjë shqiptar i infektuar me koronavirus. Ne jemi vendosur në frontin e parë dhe duam të luftojmë këtë pandemi. Kam vënë re se edhe mjekët shqiptarë që vijnë në Gjermani po rritet”, tha Ceno. /BW/