Nga Aleks Martin Kapllaj
Rastësisht pashë shtypin “kinez” në Shqipëri, për një sondazh, i bërë nga një agjensi italiane, që fliste edhe për liderat botërorë dhe mendova se lideri i botës është presidenti kinez Xi Jinpingu, se ai ishte i pari që e mposhti virusin dhe duke qënë se mediat ishin të tijat, dihet se ai e shtyp mirë shtypin e vet.
Këto janë sondazhe që i ka zili edhe Kim Jong-Un-i e do bëhet shumë gjeloz se nuk e nxoret lider absolut në botën tuaj të shtrembër e të manipoluar.
Megjithatë, shumë ngushëllues për ne është konkluzioni i këtij sondazhi, se nëse nuk e duam ne Ramën, ti Baldassari, mund ta marrësh në Itali për të kontribuar në politiken italiane dhe evropiane.
Sa mirë e kuptove që nuk e duam! Doli nga sondazhi, kuptohet nga ai i joti, sekreti, i vërteti, që e din vetëm ti e jo nga ai që na keni servirur ju duke e shpallur lider botëror?
Je me fat se Kim Jong-Un-i, nuk e din se nevrikoset me ty, se lider bote i padiskutueshëm është vetëm ai.
Në fillim mendova të merrem seriozisht me sondazhistin.
Kuptohet, të gjitha rrugët na çojnë në Romë se aty janë shokët e vellait të “Kim-Un-it” tonë, ose aty janë miqtë e vëllait të zëvendës ministrit që merret me strategjitë e manipulimit të opinionit nga jashtë vendit tonë.
A ka baza shkencore sondazhi i tij, sepse kam lexuar, që të jetë i besueshëm duhet të respektojë disa kritere tepër strikte, përndryshe nuk konfirmohen aspak kur vihen në provë nga realiteti?
Duke parë se kush i reklamoi këto sondazhe, mu krijua një bindje se këto të dhëna ishin politike dhe kishin vetëm qëllime influencuese, për një njeri në vështirësi të madhe në opinionin publik në vendin e tij, ndërsa në Itali, qenka lideri i kësaj bote të vogël e mbyllur brenda nga koronavirusi dhe kështu po injektojmë pak besim.
Por duke njoftur gazetat dhe tv-të, që dhanë me një turravrap këtë sondazh, gati si lajmi i zhdukjes së virusit, unë mendova të paktën të shoh pak tek profili i përsonit që është edhe drejtori i agjensisë mg research.
Me shpresën që të konfirmohej serioziteti dhe historia e aktivitetit të saj në sondazhet që kishte bërë në Itali dhe në vendet e tjera evropiane dhe të kishte edhe një konsensus edhe në publikun e tyre, siç i kanë edhe firmat e tjera serioze të njohura për sondazhet, por nuk e gjeta këtë konfirmim.
Çfarë të shihja në faqen e Baldassarit, ASGJË dhe vetëm ASGJË. Një kompani që ka ndërruar emrin dy herë, tip make up për të mbuluar apo për të fshehur diçka, brenda një viti e kjo e fundit ishte krijuar 6 muaj përpara, me 9 tetor 2019 dhe punët që kishte publikuar ai në faqen e tij kishin 1 ose maksimumi 2 like.
Sa të zgjuar janë: pra me dy like të familjarëve të tij, ai don të influencojë politikën e vendit tonë me sondazhe të tipit: pyetje për votuesit e PD-së, për kë do votonit, për Ramën apo për Bashën; apo të atyre të PS-së, për kë do votonit: për Metën apo për Ramën, apo për italianët: për kë do votoni për Merkel, që e kritikojnë çdo ditë të gjitha mediat, apo për Ramën që i organizuan një propagandë tip fushatë zgjedhjesh amerikane, 3 ministra e zëvendësministra me të gjitha tv kombëtare nga pas?
Pra HIÇI, i paguar mirë nga mediat “kineze”, përpiqet të influencojë, që sipas tij Ramën, që nuk e duam ne, ta duajmë se s’bën se e duan italianët ose përndryshe na e marrin.
Merreni e mos na e ktheni më, se ka skaduar në çdo drejtim, e jua japim edhe me shoqërues me një listë të gjatë.
Pra këto sondazhe, që duan të influencojnë edhe politikën tonë behen nga këta anonim në vendin ku punojnë, ose që karrieren e tyre e kanë ndërtuar vetëm në diskretitimin e opozitës në Shqipëri.
Faleminderit Baldassari, se e tregove se kush është Rama dhe shokët e tij: HIÇA, që kanë mbyllur edhe tv që i kanë thënë të vërtetën e tani vendi i ynë, duhet të paguaj 150 mln euro e ndërkohë tallen me shqiptarët me mediat e tyre “kineze”.
Faleminderit Baldassari, që në kohën e kolerës na bën të qeshim sadopak, më mirë se të qajmë në këto momente dramatike për të gjithë botën që po kalojmë sot.