Kryeministri i Britanisë së Madhe duket se e ka kaluar fazën më të vështirë me koronavirusn.
Mediat vendase raportojnë se ai ka dalë sot nga terapia intensive.
“Daily Mail” bën me dije se kryeministri Boris Johnson, i cili u shtrua në spital që nga e diela, ka kaluar tre netë në terapi intensive në Spitalin St’Thomas në qendrën e Londrës, pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi sekretari i Jashtëm Dominic Raab, tha se Boris po bënte ‘hapa pozitivë përpara’ në trajtimin e tij.
Këtë mbrëmje një zëdhënës i spitalit konfirmoi: ‘Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv në repart, ku do të marrë përkujdes shëndetësor deri në shërimin e tij.