BallinaAktualitetNga e hëna, ushqimoret, farmacitë dhe bankat do të jenë të hapura...

Nga e hëna, ushqimoret, farmacitë dhe bankat do të jenë të hapura deri në orën…

spot_img

Për javën e 6 të luftës ndaj COVID-19, qeveria shqiptare ka bërë disa lëshime në fashen e orarit të lëvitzjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara. Kryeministri Rama nuk harron të kujtojë që do të vijojnë masat e rrepta penale.

“Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Nga e shtuna në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi”.

Qeveria shqiptare e sheh fundin e muaji maj si një afat kohor optimist për të dalë nga faza e parë e përballjes me COVID-19.

“Duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët. Pas kësaj periudhe një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht”.

Ndërsa javen e ardhshme do të publikohet paketa e dytë financiare.

“Paketa e zgjeruar të mbështetjes financiare, do të mbështeten bizneset e vogla që u goditen indirekt nga VKM e  qeverisë kundër COVID-19. Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës si dhe sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi”.

Gjithashtu javen tjetër Edi Rama dha një lajm të mirë për shtetasit e tij që kanë mbetur të bllokuar jashtë kufijve shqiptar. Të hënë do të ketë një plan të detajuar për hapjen e rrugës së riatdhesimit, por me kushtin e karantinimit 14-ditor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular