BallinaKronikeVIDEO/ “Futja babë, futja", mëson vajzën e mitur të qëllojë me pistoletë,...

VIDEO/ “Futja babë, futja”, mëson vajzën e mitur të qëllojë me pistoletë, 4 të shtëna

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një 43 vjeçar, pasi në facebook u postua një video sekuencë  ku burri ndihmon vajzën e vogël si të mbajë pistoletën për të qëlluar në ajër.

Nga videoja e publikuar online mitrovicasi dëgjohet duke i thënë vajzës së tij “futja babë, futja”, teksa ajo shtie plotë 6 herë me armë.

Pak orë më pas zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se kanë arritur ta identifikojnë 43 vjeçarin dhe më pas i njëjti është arrestuar.

“Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.

Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar dhe pistoletën e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

“I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, ka konfirmuar Zahiti, shkruajne mediat kosovare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular