Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 19-vjeçare shtatzanë së bashkë me bashkëshortin e saj kanë kaluar natën në ambjentet jashtë kufirit në tokën neutrale.
Burime për Abc News bëjnë me dije se 19 vjeçarja shtatzëne është në gjendje të renduar mjekësore, ku sipas bashkëshortit të saj ajo ka nevojë urgjente për mejkim.
Stafi i pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare dhe mëngjesin e sotëm kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçaren dhe bashkëshortit të saj. Aktualisht, të dy ndodhen ende në Kakavijë, ndërkohë që pritet dalja e rezultateve të analizës.
Ndërkohë në një prononcim për abcnews.al bashkëshorti i 19 vjeçares është shprehur se ju kanë kërkuar lekët para se ta çojnë në hotel.
“Në fillim ramë dakord për 250 mijë lekë por tashmë ato na kërkojnë 600 euro që ta transportojne për në hotel, por ajo ka nevojë urgjente për ushqim dhe mjekim. Unë nuk mund ta mbaj të mbyllur 14 ditë në hotel pasi ajo është shtatzëne”, ka thënë ai.