Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 19-vjeçare shtatzanë së bashkë me bashkëshortin e saj kanë kaluar natën në ambjentet jashtë kufirit në tokën neutrale.
”Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër, 19 vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda shëndetësore, temperaturë, ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-19. Kjo ka alarmuar stafin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare. Kjo e fundit ja ka përcjellë shqetësimin Drejtorisë së Shëndetit Publik të Gjrokastrës të cilët sot në mëngjes janë gjendur në pikën kufitare dhe kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj dhe janë dërguar në Tiranë”, informon gazetarja e Ora News, Entiola Budo.
Sipas mjekut të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër vajza mund të ketë të tjera simptoma, që nuk lidhen me Covid-19, për shkak të qëndrimit jashtë natën.
Deri në orën 11:00 çifti vijon të qëndrojë në pikën kufitare të Kakavijës pasi kërkohet ndërhyrja e shtetit.