Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me qarkullimin e automjeteve, pas zgjerimit të fashës orare deri në 17:30. Policia e Shtetit thekson se fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.
“Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.
Është e lejuar vajtja në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.
Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen me penalitetet përkatëse.” thuhet në deklaratë.