Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërkohë që një automjet ka përfunduar në një dyqan bulmetoreje.
Në pamjet shihet se si dy automjete dhe një motor janë përplasur me njëri tjetrin në një kryqëzim.
Siç shihet dhe nga fotot, një prej mjeteve ka përfunduan në dyqanin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Deri më tani nuk dihen të dhëna mbi gjendjen shëndetësore e drejtuesve të mjeteve. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.