BallinaAktualitetShkarkimi i Prefektit të Shkodrës/Millja jep motivacion tjetër nga Sandër Lleshaj

Shkarkimi i Prefektit të Shkodrës/Millja jep motivacion tjetër nga Sandër Lleshaj

spot_img

Pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi tre ditë më parë se Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja është shkarkuar nga detyra, ky i fundit është paraqitur sot për të dorëzuar detyrë.

Në një prononcim për mediat të cilin ai nuk e kishte parashikuar, pasi siç i thotë gazetarëve“më dolët përpara”, ish-prefekti tha se nuk dëshironte të komentonte vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

I pyetur për motivacionin se përse ishte shkarkuar ai tha:

Lirohesh nga detyra, kjo është në vendimin e kryeministrisë

Megjithatë ministri Lleshaj kur komunikoi shkarkimin e prefektit ishte më specifik sa i përket motivacionit.

Këto situata kërkojnë iniciativë dhe vendimmarje. Hezitimi për të mos vepruar sjell pasoja. Mungesa e vendimmarrjes është arsyeja kryesore për lirimin detyra të prefektit Millja” tha Lleshaj.

Nuk dihet se përse, ish-prefekti i Shkodrës tashmë, nuk e ka zbuluar motivacionin se përse është shkarkuar pasi një gjë e tillë është e detyrueshme të argumentohet nga institucionet megjithëse në rastin konkret Millja nuk kishte problem diçka të tillë.

I buzëqeshur, ai deklaroi se kishte dorëzuar detyrën, kishte falenderuar kolegët, dhe bëri apel për të punuar sa më shumë në marrjen e masave kundër koronavirusit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular