BallinaAktualitetCovid-19/Rama firmos aktin e ndryshimit te Buxhetit të Shtetit, rritet borxhi publik

Covid-19/Rama firmos aktin e ndryshimit te Buxhetit të Shtetit, rritet borxhi publik

spot_img
spot_img

Qeveria ndryshon buxhetin e  shtetit 2020 për mbulimin financiar të pasojave nga pandemia e Covid-19.

Këshilli i ministrave ka miratuar aktin normativ i cili parashikon ndërhyrje në shpenzime dhe fondin rezervë të shtetit.

Në baze të ndryshimeve, 407. 205 milion lekë do të merren nga shpenzimet e buxhetit qendror.

16 200 milionë lekë do merren nga Fondi rezervë, dhe 4 miliard lekë është fondi kontigjencë për risqet.

Nga fondi rezervë, 1. 700 milionë lekë do të shkojë për rastet e paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

13 500 milionë lekë për paketën sociale anti-Covid-19, ndërsa 1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave për përballimin e pandemisë.

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 miliard lekësh do të përdoret për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit.

Kritereve të shpërndarjes së fondit rezervë i shtohen edhe shpenzimet.

Në bazë të aktit normativ, përllogaritet që borxhi publik nga 11.97 miliard dollarë të shkojë në 12.12 miliard dollarë, pra rritet me 150 milion dollarë.

Po ashtu edhe stoku i borxhit të qeverisjes qendrore nga 11,43 miliard lekë shkon në 11.58 miliard lekë.

Vendimi i Plotë:

 

AKT NORMATIV
PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019, “PËR BUXHETIN E VITIT 2020”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

1. Paragrafi i parë ndryshohet. si më poshtë vijon:

“Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

– Shpenzime të buxhetit qendror 407 205 milionë lekë;
– Fondi rezervë 16 200 milionë lekë;
– Kontingjencë për risqet e borxhit 4 000 milionë lekë;”.

2. Në paragrafin e fundit shuma “… 2 000 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 000 milionë lekë …”.

3. Tabelat 1 dhe 4, që përmenden në këtë nen, zëvendësohen me tabelat 1 dhe 4, që i bashkëlidhen këtij akti normativ.

Neni 2

Neni 14 ndryshohet, si më poshtë vijon;
“Neni 14

Fondi rezervë i buxhetit prej 16 200 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave, si më poshtë vijon:

– 1 700 milionë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme;
– 13 500 milionë lekë si kontingjencë për paketën sociale antiCovid-19.
– 1 000 milionë lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave antiCovid 19.

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Shumat e shpërndara nga fondi rezervё i buxhetit dhe kontingjenca për risqet e borxhit shtojnë kufijtë e miratuar në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 11, të këtij ligji.”.

Neni 3

Paragrafi i dytë, i nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Fondi rezervë nga totali i transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme përdoret nga ministria përgjegjëse për financat, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Përjashtimisht për vitin 2020, kritereve të shpërndarjes së fondit rezervë i shtohen edhe shpenzimet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe programi për infrastrukturën vendore dhe rajonale përdoren sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.

Neni 4

Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:

1. Shuma e garancisë së qeverisjes qendrore “… 11 500 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 26 500 milionë lekë …”.

2. Stoku i borxhit publik “… 1 197 139 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 212 139 milionë lekë …”.

3. Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore “… 1 143 039 milionë lekë …” zëvendësohet me “… 1 158 036 milionë lekë …”.

Neni 5

Ngarkohet ministri përgjegjës për financat të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij akti normativ.

Neni 6

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular