BallinaAktualitetKim Mehmeti: Rama në luftë me popullin, ai flet sikur i di...

Kim Mehmeti: Rama në luftë me popullin, ai flet sikur i di të gjitha, ç’është pandemia, si luftohet

spot_img
spot_img

Për publicistin Kim Mehmeti kjo situatë ka treguar se sa gënjeshtarë janë politikanët.

I ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, ai tha se Rama nxjerr nga goja vetëm fjalën luftë duke i frikësuar njerëzit.

Kim Mehmeti: Kjo situatë tregon se sa gënjeshtarë janë politikanët.  Kryeministri Rama tha se kjo është epidemia më e madhe në 100 vitet e fundit, por më e madhja është gripi i Hong Kongut. Piktori juaj nuk e nxjerr nga goja fjalën luftë, luftë. Komandanti i mirë kur i përcjell ushtarët në luftë nuk ua përmendur luftën, por u përmendur lirinë dhe fitoren. Por kam përshtypjen që disa politikave u përshtatet që kjo të jetë një luftë, sepse vetëm gjatë luftës nuk i numëron kush municionet që ata blejnë. Kushtet e luftës i mbulojnë të gjitha mëkatet gjatë paqes. Politikanët duan të na bëjnë të besojmë që edhe jetët tona janë pronë e pushtetit të tyre. Dua që jeta dhe lira ime të më takojë mua. Po na frikësojnë dhe po na mbyllin dhe kam frikë se kjo do të na dëmtojë mentalisht. 

Mehmeti shtoi se një burrë shteti i mirë nuk e tremb popullin e tij, por e qetëson atë. Po ashtu Mehmeti tha se Rama flet sikur i di të gjitha, ç’është pandemia, si luftohet ajo, dhe sipas publicistit ai është në luftë me popullin.

Kim Mehmeti: Unë mendoj se një burrë shteti i mirë nuk e tremb popullin e tij. Unë e dëgjova një deklaratë të tij që tha të mbyllen njerëzit që të mos ketë varre. Po a i thuhet kjo një populli? Kjo nuk thuhet as kur situata është e tillë? Një komandant i mirë qetëson, nuk e shqetëson popullin. Po ta dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë ai i di të gjitha, se ç’është pandemia, e di se si luftohet. Me kë është në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular