BallinaAktualitetPneumologu Arjan Mezini: Nga fillimi i shkurtit COVID-19 ka qenë prezent

Pneumologu Arjan Mezini: Nga fillimi i shkurtit COVID-19 ka qenë prezent

spot_img
spot_img

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Byro Politike” është diskutuar për menaxhimin e COVID-19 në Shqipëri.

Arjan Mezini, mjek Pneumolog tha për gazetaren Juli Xhokaxhi se në spitalin Spitalin “Shefqet Ndroqi”, tashmë spital COVID 2,  janë 6 raste në terapi intensive, katër prej të cilëve janë në terapi intensive.

“Në pavion janë rreth 12 pacientë me pneumoni bilaterale, pra pacientë të cilët janë me një nga komplikacionet më të rënda, por nga tamponët e marrë për COVID-19 kanë rezultuar negativ. Janë diagnostikuar diku tek 500 pacientë, por qëkur është ekzaminuar pacienti i parë, ka një shifër diku tek 100 pacientë që janë hospitalizuar.

Mezini theksoi se akoma nuk ka një qartësi se sa të sigurta janë testet që tregojnë nëse e ke kaluar apo jo infeksionin.

Gjatë bisedës në studio Mezini tha se është ndeshur një numër i lartë pacientësh me kollë të thatë, shpeshherë kemi menduar diagnozë tjetër pasi nuk e njihnim COVID-19 në atë periudhë.

“Temperaturat e zakonshme zgjasnin diku te tre dhe katër ditë. Shumë komplikacione kryesore të këtij virusi nuk i kemi parë. Por, ndoshta duhet ti rikthehemi disa rasteve për ti analizuar. Eksperienca e tanishme ndoshta është më e rëndësishme për të kuptuar nëse kjo histori ka filluar më parë.

AH1N1 për herë të parë tek ne ka qenë në vitin 2009. Një virus i ri kërkon 2 deri në 3 vjet të krijojë atë që quhet imuniteti i tufës. Rreth 80 mijë doza vaksinash janë bërë në qendra shëndetësore dhe 30 mijë vaksina nga sipërmarrje private.

Mund të kemi pasur një qarkullim të AH1N1, është dyshim dhe besoj që nga fillimi i shkurtit COVID-19 ka qenë prezent dhe më një intensitet më të lartë nga fundi i shkurtit. Probabiliteti është i lartë që mund të ketë kaluar pa e kuptuar ne.

Ka pasur shumë raste me kollë dhe temperaturë të lartë që nuk qetësoheshin prej disa ditësh. COVID-19 rastisi në të njëjtën periudhë me gripin sezonal dhe dallimi është i vështirë, por në komunikim me pacientë të ndryshëm më ka bërë përshtypje kolla e zgjatur dhe temperatura e lartë”, tha Mezini.

Çfarë po shihni drejtpërdrejtë te pacientët?

Mezini: Ka një lloj ankthi që është vetëkuptueshme, pacientët janë të trembur, por besoj që e kanë kaluar pjesën e riskut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular