BallinaAktualitetBerisha: Blerja e respiratorëve të rinj dështoi, Ministrja e mban të fshehtë

Berisha: Blerja e respiratorëve të rinj dështoi, Ministrja e mban të fshehtë

spot_img

Qeveria vendosi në fillim të muajit prill që të shtojë stokun e respiratorëve në spitalet e COVID për përballimin e pandemnisë, duke blerë  50 respiratorë të rinj,

“Miratimin e kontratës me objekt “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe operatorin ekonomik“TBS 96”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë të prokurimit,sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.a’” thuhej në vendimin e qeverisë.

Por ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për Rtv Ora se kjo kontratë është anuluar.

Berisha: Ndrikull hajnia nuk po merr respiratorët. Kompania i ka dërguar letër mbrëmë që nuk ti plotësoj dot respiratorët,e mban të fshehtë.

Për Berishën këta respiratorë nuk janë më të nevojshëm pasi po lihen njerëzit të vdesin.

Berisha: Nuk kemi nevojë se i lëmë të vdesin.Janë 14 të sëmurë me Covid me penumoni bazale, trajtohen të tillë se po zbriti poshtë infeksioni nuk del testi pozitiv. Testi del pozitiv kur nuk ka zbritur tamam në thellësinë e mushkërive.Jo kanë vdekur por kanë vdekur disa në Has, Korçë, Tropojë, Lezhë, një seri vendesh që është e padiskutueshme diagnoza por nuk ka dashur mbi-kunata, nuk ka dashur krye-epidemiologu i Surrelit dhe është thënë që nuk ka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular