Fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat e shkollës pasi vendi lehtësoi kufizimet për koronavirusin duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat.
Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën nxënësit që u kthyen sot, të cilët qëndruan 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.
Siç bëhet e ditur, shkolla ishte mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të koronavirusit.
Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të pastrojnë duart”.
Sisa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke përmendur shqetësimet shëndetësore me një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.
Studentët e shkollave të mesme dhe të shkollave të larta të Danimarkës do të vazhdojnë të mësojnë nga distanca. Ata pritet të kthehen në klasë në 10 maj.
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2020/04/16/ja-vendi-i-pare-ne-evrope-qe-rihap-shkollat-rregullat-e-reja-qe-duhet-te-zbatojne-nxenesit/ […]
Comments are closed.