Në një intervistë në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se shteti shqiptar nuk e ka fuqinë financiare për të përballuar një situatë të tillë.
Ai tha se karantina ka qenë një dështim total dhe fash oraret nuk funksionojnë sepse ka bërë që njerëzit të grumbullohen bashkë.
Ai shtoi se vendit do t’i duhet që të marrë borxh, ndërsa tha se rritja e taksave do të ishte një dinamit social.
Pano Soko: Shteti shqiptar fuqinë financiare për të përballuar një situatë të tillë. Orët e karantinës po e tregojnë që ka qenë një dështim total. Vendosja e këtyre fasheve që i detyrojnë njerëzit të futen në shtëpi me orare të caktuara, është dështim. E kemi provuar që karantina me fasha orare nuk funksionon. Sot pas 40 ditësh ne kemi më shumë raste se më parë. Bërja e të gjithëve bashkë në banka, te telefoni, i bën njerëzit grumbull.
Do të marrim borxh, por ne i kemi kaluar limitet e të gjitha borxheve. Ndërkohë, rritja e taksave, kur familjet priten të mbeten me të paktën një të papunë. Në skenarin më të mirë pritet që të humbasin 100 mijë vende pune. Të rrisin taksat në këto kohë, është një dinamit social.