Fundi i vitit shkollor po afron dhe Ministria e Arsimit e ka përjashtuar mundësinë e djegies apo shtyrjes së tij. Pavarësisht diskutimeve për cilësinë e mësimit online edhe mësues e pedagogë në tërësi janë shprehur për ta quajtur të kompletuar këtë vit shkollor dhe akademik.
Disa ndjekin programin me nxënësit e tyre, por ka dhe prej tyre që ndihmojnë në një masë më të gjerë.
Ish-drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë të përditshme ndihmon nxënësit në masë të gjerë me ushtrime dhe teza matematike në profilin e tij në Facebook, por jo vetëm.
Fatmir Vejsiu foli për arsimin online dhe vështirësitë që po kalon arsimi.
“Ky ishte një vit i mbrapsht, por ai nuk ka arsye pse të humbasë apo të shtyhet. Viti shkollor duhet të mbarojë, duke bërë disa ndryshime, në rregulloren dhe ligj”, u shpreh Vejsiu
Ai foli edhe për provimet e lirimit dhe ato të maturës, duke dhënë disa sugjerime interesante.
“Provimet e lirimit janë në ligj, por në kushtet që jemi, vitin e ardhshëm duhet të bëhet më shumë mësim, ndoshta 6 apo 7 ditë, me një program të detajuar për të fituar orët e humbura.
Për klasat e nënta nuk e shoh të domosdoshme që provimi të bëhet detyrimisht.
Sa i përket maturantëve, të cilët kanë paguar për të vazhduar studimet jashtë vendit, mendoj se provimet duhet të kryhen duke ruajtur distancën, po ashtu si e bënë edhe deputetët në Kuvend. Kjo është një mënyrë, por mund të ketë edhe shumë të tjera”, tha Vejsiu.
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2020/04/17/ish-drejtori-i-arsimit-parauniversitar-viti-shkollor-te-mbaroje-ja-disa-zgjidhje-per-provimet-e-lirimit-dhe-te-matures/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2020/04/17/ish-drejtori-i-arsimit-parauniversitar-viti-shkollor-te-mbaroje-ja-disa-zgjidhje-per-provimet-e-lirimit-dhe-te-matures/ […]
Comments are closed.