Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me Covid 19 në bashkinë e Krujës. Tre punonjëse fasonerie, fabrike këpucësh, dhe djali i një prej punonjëseve të së njëjtës fabrikë, me banim në Fushë Krujë, e cila rezultoi pozitiv disa ditë më parë. Të katërt personat ndodhen nën kontroll mjekësor, po rastet e reja kanë përhapur panik tek banorët e qytetit të Krujës. Policia ka përforcuar kontrollet e lëvizjeve në rrugë, ndërsa si masë të menjëhershme bashkia ka mbyllur tregun e fruta perimeve të qytetit, ku blerësit nuk respektonin distancat. Edhe fasoneria është mbyllur.
Infektohen punëtoret e fasonerisë /Mbyllet fabrika e këpucëve dhe tregu në Krujë, 11 të infektuar
RELATED ARTICLES