BallinaTe tjeraShaban Kaziu, nga luftërat kundër serbit, në oficer i lartë  i qeverisë...

Shaban Kaziu, nga luftërat kundër serbit, në oficer i lartë  i qeverisë së Zogut, fisnik, i zgjuar, trim dhe i besës

spot_img
spot_img

Nga Dr. Xhevdet Sula

Ne gjysmen e pare te shekullit te kaluar pati shume ngjarje te rendesishme historike edhe ne zonen e Dardhes,te cilat  domosdo kishin edhe protogonistet e vete, individ te spikatur,  te cilet jane permendur nga autor te ndryshem.

Une po them dy fjale per nje person i cili jo se nuk eshte permendur, por mua me duket se i eshte ngrene pak haku per kontributin e dhene ne ato vite.

Ky eshte Shab Kazia aleat i ngushte i Elez Isufit dhe Suf Xhelilit, daja i Hysen Ndreut, shok i ngushte i Misim Ahmetit dhe mbi te gjitha nip i Kodres Kace.

Ka qene protogonist ne luftrat kunder serbit, pjesemarres ne Revolucionin Demokratik te Qershorit me Fan Nolin.

Me vone ka qene oficer i larte i qeverise se Zogut, me graden “Toger”.

Rendesine dhe vleresimin  e tij si individ e tregon edhe fakti se ne shtepine e tij paten ardhur Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, por edhe Muharrem Bajraktari e Abaz Kupi te cilet ishin personalitete shume te fuqisheme ne ato kohera.

Per te mos e zgjatur Shaban Kaziu ka qene nje njeri me shume fisnikeri , me nje zgjuarsi dhe intuite te jashtezakonshme, trim dhe njeri i beses.

Kur e thirren njerzit e zogut e i thane qe po te vriste Elezin kishte thase me flori, ai jo vetem qe si pranoi, por shkoi dhe e paralajmeroi Elezin : “Ruaju Zogut Eleza !”

Per kete ka patur edhe perkrahjen dhe respektin edhe te Cen Elezit.

Shabani ka qene i njohur dhe respektuar nga te gjithe zonat perreth,e veçanerisht nga dernjanet pasi ka qene njeri i drejtperdrejte, qe te godiste para syve dhe jo pas shpine.

Dhe pas vdekjes ka lene nje armate te tere kuadrash dhe intelektualesh.

Edhe djali i tij Aqifi dhe nipi Rexhepi kane shkelqyer ne karrieren e tyre shumevjeçare. Po ashtu mbesa  Huzrie Kalia, eshte nje doktoreshe qe ka bere epoke. Edhe tani nipat dhe mbesat po jetojne e punojne me devotshmeri.

I perjetshem kujtimi i patriotit dhe atdhetarit Shaban Kaziu !

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular