BallinaEkonomiFMN: Tërmeti dhe koronavirusi e çuan në 75,6% të PBB, borxhin e...

FMN: Tërmeti dhe koronavirusi e çuan në 75,6% të PBB, borxhin e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kriza ekonomike që krijoi pandemia Covid do të çojnë borxhin publik të vendit tonë në 75.6 për qind të PBB-së këtë vit, për të shkuar në një trajektore rënëse në 59-60% të PBB-së më 2021, referoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin që bëri për kërkesën e Shqipërisë për financim emergjent nga kuotat në Fond.

Fondi thotë se shkak për rritjen e borxhit do të jetë rënia ekonomike e cila parashikohet në -5%, nga 3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit.

FMN tha se autoritetet në Shqipëri kishin premtuar përgatitjen e një strategjie afatmesme për të ardhurat edhe pse ky premtim është i vonuar tashmë

Financimi nga tregjet financiare këtë vit do të jetë i vështirë nga shtrëngimi i kushteve të financimit.

FMN ka përllogaritur se sipas skenarit bazë borxhi bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 75.6 për qind në vitin 2020 në rreth 59.1 për qind e PBB-së në 2025.

Duke supozuar se niveli i deficitit primar do të mbetet në 3.3 për qind të PBB-së, raporti i borxhit do të mbetet i lartë, në rreth 73.6 për qind të PBB-së.

Portofoli i borxhit mbetet i ndjeshëm ndaj nevojave të larta të financimit të jashtëm, teksa rreziku që mund të vijë nga kursi i këmbimit do të ushtrojë presione të mëtejshme në borxhin e jashtëm.

FMN përllogarit se borxhi publik në të gjithë skenarët e stresit mbetet mbi 60% në periudhën 2020-2015.

Në një shpërndarje asimetrike të rreziqeve, ekzistojnë pritshmëri që stoku i borxhit publik të jetë në intervalin 60 deri në 75 për qind të PBB-së qind të PBB-së.

Nën një tronditje nga nënçmimi 30 për qind i monedhës vendase, borxhi i jashtëm do të arrinte kulmin në 91 për qind të PBB-së në 2021 përpara se të binte në 70 për qind deri në vitin 2025./MONITOR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular