Biologu francez Luc Montagnier e mori çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008 për studimet e tij për SIDA-ën, por dekadën e fundit ai është konsideruar si një figurë e diskutueshme për mbrojtjen e disa teorive.
Virologu francez thotë se ka analizuar me kujdes përshkrimin e gjenomit të koronavirusit dhe ka dalë në përfundimin se “ka një sekuencë të AIDS-it të futur në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të prodhuar një vaksinë”.
Kjo e vërtetë shkencore për Montagnier forcon hipotezën se Covid-19 “u manipulua dhe u nxor aksidentalisht nga një laborator Ëuhan në tremujorin e fundit të 2019”.
Kjo deklaratë e laureatit të çmimit Nobel ka bërë që ta akuzojnë për komplotist.
“Komplotist është ai që fsheh të vërtetën. Unë besoj se në këtë rast është qeveria e Pekinit ajo që ka fshehur gjërat. Sidoqoftë, e vërteta del dhe nuk ka pse të bëjë akuza tani ose të hapë hetime. Kina – tha Montagnier – është një vend i madh dhe shpresoj se është në gjendje të njohë gabimin e saj”.