BallinaAktualitetGazetari i BILD: Po punoj për një tjetër investigim. Ku i gjeti...

Gazetari i BILD: Po punoj për një tjetër investigim. Ku i gjeti Rama paratë?

spot_img
spot_img

Gazetari gjerman i “BILD”, Peter Tiede zbulon se po punon për një artikull tjetër lidhur me Shqipërinë. Në një intervistë për Adi Krastën në Tv Syri, Tiede tha se është ende në proces verifikimi dhe se nuk mund të tregonte për çfarë bëhej fjalë, por tregoi se i ishte vënë pas “parave”.

“Jam edhe duke verifikuar. Jemi duke ndjekur gjurmën e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar Edi Rama? Populli shqiptar? Është një nga më të paguarit këtu” – tha ai.

Tiede ka folur lidhur me padinë për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin që i bëri Gjykata e Frankfurtit. Tiede tha se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për tu mbrojtur duke pretenduar gjithashtu se Rama kishte bërë zgjedhjen e duhur për t’u tërhequr.

“Më paditi në Frankfurt. Di që kjo padi nuk ekziston më. Nuk më ka ardhur asnjë informacion zyrtar. Ti mezi e prisje një përballje me kryeministrin? Po do të kisha dëshiruar për më të tepër që kishim dëshmitarë të rinj dhe regjistrime video.

Informacionin e kam marrë nga mediat shqiptare. Nuk jam paditur unë personalisht, por gazeta “BILD”. Unë duhet të gjej dëshmitarët. Rama ka marrë një vendim të mençur duke tërhequr padinë. Mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai”,- tha gazetari gjerman.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular