Nis shembja e tregut të rrobave të përdorura tek mbikalimi i pallatit me shigjeta

2
262

Ditën e sotme ka filluar shembja e tregut të rrobave të përdorura te zona e pallatit me shigjeta.

Prishja e tregut vjen në kuadër të projektit për Unazën e Madhe.

Forcat e shumta të policisë dhe fadromat e IKMT-së ndodhen në zonë teksa këta të fundit kanë filluar prishjen.

Tregtarët shprehen për Ora News se ka 10 ditë që kanë protestuar për mosprishjen e tregut sepse aktiviteti që kishin u mundësonte mbijetesën.

Madje ata deklarojnë se do shkojnë në gjyq, pasi duan të drejta të barabarta dhe nuk duan të diskriminohen për faktin që janë pjesë e komunitetit rom.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2020/04/21/nis-shembja-e-tregut-te-rrobave-te-perdorura-tek-mbikalimi-i-pallatit-me-shigjeta/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 83812 additional Information to that Topic: startnews.news/2020/04/21/nis-shembja-e-tregut-te-rrobave-te-perdorura-tek-mbikalimi-i-pallatit-me-shigjeta/ […]

Comments are closed.