BallinaPolitikeAkuza e Berishës: Si po fshihen vdekjet nga koronavirusi në Shqipëri

Akuza e Berishës: Si po fshihen vdekjet nga koronavirusi në Shqipëri

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për Fax News se Shqipëria renditet ndër vendet me vdekshmërinë më të madhe në botë për shkak të koronavirusit, ndërsa pohoi se janë fshehur dhe manipuluar raste duke iu veshur diagnoza të tjera për të mos e deklaruar si vdekje nga pandemia. Berisha tha se Shqipëria ka rastet më të larta të personelit mjekësor të infektuar.

“Në rrafshin mjekësor, Shqipëria shënoi një rekord të ri për infektimin e punonjësve të shëndetësisë. Së dyti, Shqipëria ka vdekshmërinë në raport me rastet më të lartin në rajon. Së treti Shqipëria është ndër kampionët e botës në kapjen e treguesve kryesorë të epidemisë së Covid.

Kjo duke filluar me praktikën e kufizimit të testeve, që do të thotë mos-gjurmim të infeksionit me qëllim për të treguar një mashtrim të madh për të mos deklaruar përhapjen. Infeksioni ka marrë dheun, por nuk duam ta zbulojmë.

Shqipëria fshehu në mënyrë të paskrupullt fillimin e epidemisë, ndërsa kishte konfirmuar nga rastet e qytetarit digjital që në Shkurt për vdekjet nga Covid-19. Jo vetëm që i mohoi, por mjerisht vazhdoi në javët e fundit, edhe së fundmi nga vdekjet prej pandemisë dhe i tregonin për raste të tjera” – tha Berisha.

“Kemi hyrë në një fazë që në rast se ne do kishim qenë në transparencë në të gjithë treguesit, do kishim marrë masa që në fillim të shkurtit, me sigurimin e testeve dhe mjeteve të tjera, ne sot do dinim sa do kishim të sëmurë, ku i kemi problemet. Ne na dalin çdo ditë vatra. Tani del Shkodra dhe Kruja. Hapja që bëhet është absolutisht e pabazuar dhe mund të ketë pasoja të papërshtatshme”, – tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular