Nga Lefter Geshtenja
Miq virtual të fcb por jo vetëm , Ju ftoj që të gjithë bashkë të reagojmë, është koha të reagojmë sot, nëse nuk reagojmë sot nesër do të jetë tepër vonë . Historia nuk do të na e falë këtë që po ndodh me atdheun tonë.
Është e trishtueshme kjo që po ndodh me ne, duhet reagim qytetar, duhet reagim popullor, askush nuk mund të lejojë nëpërkëmbjen dhe talljen e kësaj qeveri me qytetarët e saj.
Tashmë çdo gjë është e qartë si drita e diellit , ky që po drejton vendin ka filluar punën për uzurpimin e mandatit të tretë, ne nuk kemi cfarë presim, ne nuk kemi cfarë humbim, është koha që të gjithë bashkë të reagojmë fort përball kësaj të keqe të madhe.
Dje mësuam se situata e covid 19 do të shtyhet deri me 23 qershor. Çfarë është kjo shtyrje? Kush e percaktoi që armiku I padukshëm ikën me 23 qershor ? Cili është ai mjek përvec “Piperos” që merr komandën nga shefi, apo ekpsert që përcaktoi ikjen e këtij virusi? Kë pyeti kryeministri, pasi ai nuk vendos pa fol me ekspertët?
Çfarë fshihet pas kësaj shtyerje dhe kujt i intereson?
Pse vallë Ramës i duhen shqiptarët të mbyllur ne kafaz?
Çfarë planesh të ketë vallë?
Pse na duhet ky lloj izolimi tashmë edhe me miratimin e “mbrojtësit” të kushtetutës, përse duhet të dalim me leje sikur dilnim me leje kufitare në kohën e Dullës?
Apo pas të gjitha këtyre gjërave të themi se tani lufta me covid19 mbaroi, atë e fituam nën udhëheqjen e kryeministrit , dhe përsëri do të dalë kryeministri e do thotë luftën me armikun e padukshëm e fituam. Tani nisim një luftë të re me një armik të dukshëm, luftën me varfërinë!
Vetëkuptohet perseri kryeministri do rrah gjoksin duke thënë që po e rinisim nga zero… ashtu sic deklaroi në 2013 që e mori qeverinë me 800 milion euro borxhe e ndërkohë që borxhi real ishte vetem 120 milion edhe këto kontrata publike në process, por modeli i këtyre është shpif shpif se dicka mbetet.
Sipas meje, arsyet pse i intereson kësaj qeveri izolimi jane:
për të plaçkitur çtë mundin nën mbulesën e covid19 sepse duke qenë të izoluar Ne askush nuk merret me ta , janë të lirë të bëjnë çtë duan.
Në këtë mënyrë shqiptarët do të harrojnë keqqeverisjen 7 vjecare , arrogancën, drogën, trafikun dhe kancerin e këtij vendi korrupsionin.
Për të dalë nga kjo situatë kemi disa alternativa:
Ose të kthehemi në sufllaqexhinj të rilindjes, (që nuk rekomandohet)
ose të kthehemi në lëpirsa alla 1 milion dollar apo alla 5 milion euro (që nuk rekomandohet)
ose të jetojmë kështu si na ka mbyllur si në kafaz,( që është e turpshme)
ose të vendosim të vdesim të lirë pasi liria është e vlefshme po aq sa edhe vetë jeta (është vendim i duhur)
Është momenti të reagojmë,
Shqipëria nuk duhet lënë më asnjë minut të qeveriset nga të majtë, nga bijtë e etërve, Shqipëria në rrezik o sot o kurrë!
Autori eshte kreu i deges nr.7 te PD Tirane