BallinaAktualitet“Harta është zgjeruar”-Zbulohen shtetet ku do të kryhen fluturimet e riatdhesimit javën...

“Harta është zgjeruar”-Zbulohen shtetet ku do të kryhen fluturimet e riatdhesimit javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zbuluar shtetet ku do të kryhen fluturimet e tjera të riatdhesimit javën e ardhshme.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku deklaroi se harta është zgjeruar në Spanjë, Rumani dhe Vienë.

Në këto shtete ka pasur kërkesa nga qytetarë shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve.

Parisi është destinacion i cili i ka të gjitha vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për fluturimin e dytë pasi fluturimi i parë është përfunduar.

Harta është zgjeruar, duke ju referuar kërkesave kemi identifikuar që Madridi është një tjetër destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Është futur Bukureshti.

Kërkesa ka qenë e madhe dhe ambasadori ynë atje na ka kontaktuar dhe kemi rënë dakord që do kryhet një fluturim. Si dhe Viena, pasi është leja e marrë tashmë dhe janë kryer të gjitha formalitetet. Do të kryhet më datë 27, ditë e hënë”, u shpreh ministrja Belinda Balluku

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular