BallinaAktualitetDorëhiqet kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, i konsideruar njeriu i...

Dorëhiqet kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, i konsideruar njeriu i Dakos

spot_img
spot_img

Zhuljen Varfaj, kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, është dorëhequr për arsye shëndetësore. Varfaj njihet si njeri i ish-kryetarit Vangjush Dako, që vazhdon të influencojë Bashkinë dhe PS-në e qytetit bregdetar.

Kërkesa e dorëheqjes

Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë  Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit,

i gjendur para një situate krejtësisht të pafavorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të  vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit  për besimin dhe mbështetjen  e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin  kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave  të qytetarëve të Durrësit.

Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular