BallinaAktualitetGruaja me koronavirus shkoi në spital për probleme me zemrën, izolohet stafi...

Gruaja me koronavirus shkoi në spital për probleme me zemrën, izolohet stafi mjekësor

spot_img
spot_img

ISHP konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.

Pas komplikacioneve më shëndetin, gruaja 60 vjeçare është dërguar meurgjence dje ne Tirane , kurse burri është i karantinuar në shtëpi.

Gruaja në fjalë ka qenë parë në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit duke u ankuar se kishte probleme me zemrën.

Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.

Fill pas konstatimit të saj me koronavirus, mjejkët dhe infemierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi.

Për fat të mirë, testet e stafit mjekësor kanë dalë negativ, megjithatë ata mbetën të karantinuar në pritje të testit të dytë. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular