BallinaAktualitetLISTA/Pas tërmetit, IKMT: Do të shemben dhjetëra ndërtesa në disa bashki

LISTA/Pas tërmetit, IKMT: Do të shemben dhjetëra ndërtesa në disa bashki

spot_img
spot_img

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur operacionin për prishjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në disa bashki të vendit.

Objekte që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas aktekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët pas tërmetit që goditi vendin në nëntorin e kaluar, kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme.

Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë, Krujë. Këto operacione do t’i shtohen punës së kryer në Thumanë ku brenda pak ditësh IKMT prishi 9 objekte.

Sipas planit te detajuar, IKMT do të prishë:

Në Kavaje: 5 pallate dhe nje shkolle

Vore: 19 pallate dhe 4 shkolla.

Shkolla 9 vjecare e Marikajt, tre kateshe, planifikohet te prishet me shperthim te kontrolluar.

Kamez: Nje shkolle e mesme

Shijak: Tre shkolla

Kruje: Pese shkolla, nje kopsht, nje qender shendetesore

Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate

Durres: 1 shkolle dhe 2 qendra shendetesore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular