Nga Arif Rexhmati
L.P. banor i fshatit Mgulle te Malziut ne Kukes, bashke me dhjetera te tjere pasi i la per dite te tera ne bore e shi ne Kapshtice , nuk i lejoi te vinin ne shtepine e tyre, i dergoi ne hotelet e Korçes duke i rrethuar me polic dhe forca te ushtrise.
Sot pronarja e hotelit i kercenon se do ju padis ne gjykate per mos pagese per fjetjen ne hotel!
Po te ishte ne deshiren e vet ata rrinin prane familjes dhe nuk merrnin rruget e botes, por i detyroi buka e femijeve qe nuk e gjejne ne vendin e tyre te qeverisur nga Rama!
Ata nuk kane para per te paguar !
Ata japin alarmin se jane te kercenuar!
Strukturat shteterore duhet te vihen ne levizje!