Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka njoftuar sot se ekziston mundësia për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të kthehen në atdhe me avion.
Në njoftim thuhet:
“Në se je qytetar shqiptar që ndodhesh momentalisht në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me procesin e riatdhesimit me Air Albania që operon nga qyteti i Frankfurtit (Gjermani), Vjena (Austri), Roma dhe Milano (Itali).
Në çdo rast ju mund të fluturoni nga SHBA drejt Europës, të qëndroni tranzit në aeroportin që keni zgjedhur, dhe më pas të merrni fluturimin e Air Albania drejt Tiranës.
Sugjerojmë që fillimisht të siguroni një vend në pjesën e dytë të fluturimit me Air Albania. Për të realizuar këtë klikoni ne linkun e mëposhtëm si edhe të ndiqni hapat e vëna në diapozicion nga kompania Air Albania dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
https://www.airalbania.com.al/en/
Paralelisht duhet të keni koordinuar fluturimin nga SHBA drejt qytetit që keni zgjedhur, e për këtë sugjerojmë t’i drejtoheni agjensive të fluturimit/ajrore.
Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces jeni të lutur të kontaktoni në Telefon ose Whatsap nga ora 8.00 deri në ora 18.00 numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:
+355 4 224 60 00
+355 69 80 47 619
+355 69 80 47 625
?+355 69 80 47 633
Vlen të theksojmë se gjatë këtyre ditëve, shumë shtetas shqiptar në SHBA që e kanë pasur të domosdoshme largimin drejt Shqipërisë, përpara fillimit të linjave të zakonshme, kanë operuar nëpërmjet itinerarit të mësipërm dhe tashmë kanë mbërritur në Shqipëri.
Për ato që udhëtojnë, ju urojmë rrugë të mbarë!
Floreta Luli-Faber, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.