Makina që shihni në pamje i përket punonjësit të policisë së Krimeve në Elbasan, të cilës iu vu sot flaka. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen ‘5 Maji’
Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ shihet se mjeti në pronësi të Marius Memës është dëmtuar në pjesën e pasme.
Polici e kishte parkuar makinën para pallatit, pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.